Aktualiteti i klubit
Në javën e 27-të të kampionatit, FK Bylis priti në shtëpi KF Vora dhe arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-0, duke u ngjitur kështu në vendin e 7-të në renditje.
Në minutën e 88’, Ahmed Adepoju shënoi golin e fitores pas një asisti nga Rabiu Abdullahi, duke siguruar kështu tre pikët për ekipin. Paraqitja e tij u vlerësua maksimalisht, pasi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” dhe u përfshi gjithashtu në formacionin më të mirë të javës nga FSHF. Një debutim i shkëlqyer për të, të cilit i urojmë suksese të mëtejshme.
Një debutim i shkëlqyer për të, të cilit i urojmë suksese të mëtejshme.
Në javën e 26-të të kampionatit, FK Bylis u përball në transfertë me AF Elbasanin, në një ndeshje të zhvilluar të shtunën, më 28 shkurt 2026, në orën 16:30. Takimi u mbyll në barazim 1-1, por u shoqërua me disa vendime të diskutueshme arbitrale që ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës.
Tre episode kyçe ngritën pikëpyetje të mëdha: dy penallti të paakorduara dhe një karton i kuq i munguar për skuadrën vendase.
🔎 Minuta 59’ – Olavio
Sulmuesi ynë hyn në zonë nga e majta dhe tërhiqet qartë nga kundërshtari. Edhe pse akordohet penallti, mungon kartoni i kuq sipas rregullores për ndërhyrje që ndalon një rast të pastër shënimi.
🔎 Minuta 70’ – Pedro Vieira
Vieira rrëzohet në zonë pas një kontakti të dukshëm, por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës dhe VAR nuk ndërhyn.
🔎 Minuta 88’ – Camara
Në momentet vendimtare të ndeshjes, Camara rrëzohet në zonë pas kontaktit me mbrojtësin vendas. Edhe në këtë rast, loja vazhdon dhe penalltia nuk akordohet.
Këto vendime kanë ndikuar ndjeshëm në fatin e takimit dhe kanë lënë hapur diskutime mbi standardin e arbitrimit.
🎥 Ndiqni pamjet e episodeve këtu:
https://youtu.be/nQ-4Pnb4TW4?si=9zFTc5EEzoYMk4NG
Në javën e 26-të të kampionatit, FK Bylis u përball në transfertë me AF Elbasanin, në një ndeshje të zhvilluar të shtunën, më 28 shkurt 2026, në orën 16:30. Takimi u mbyll në barazim 1-1.
Në këtë përballje u dallua kapiteni Aurel Marku, i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes” falë paraqitjes së tij të shkëlqyer. Ai u përfshi gjithashtu në formacionin më të mirë të javës nga FSHF.
Një paraqitje shumë e mirë nga kapiteni ynë, i cili vazhdon të jetë një pikë kyçe për ekipin.
🎥 Na ndiqni në kanalin tonë në YouTube
Përmbledhje, golat dhe të rejat e klubit në format YouTube.
Lojtrarët

Portjerët
Portjerët
Nr. Ion Gurău (27/03/1999 🇷🇴)
Mbrojtësit
Mbrojtësit
| 44. Aurel MARKU (13/01/2005 🇦🇱) | 13. Fabjan PERNDRECA (06/12/2006 🇦🇱) | |
| 3. BRUNO Nascimento de Sousa (27/09/2000 🇧🇷) | 2. Radu NEGRU (17/04/1999 🇷🇴) | |
| 19. Dime DIMOV (25/07/1994 🇲🇰) | 33. GABRIEL Nascimento de Sousa (21/03/2004 🇧🇷) | |
| 5. Kristian GJINI (13/05/2004 🇦🇱) | 6. Ousmane KANE (23/07/2001 🇸🇳) | |
| 17. Aboubacar CAMARA (04/01/2002 🇳🇪) |
|

Mesfushorët
Mesfushorët
| 23. Mccarthy OFORI (03/03/2005 🇬🇭) | 20. Gjorgji STOILOV (25/08/1995 🇲🇰) | ||
| 16. Olamilekan ADEDURO (09/07/2006 🇳🇬) | 21. Henri Sulovari (12/09/2002 🇦🇱) | ||
| 76. Arli PERGJONI (14/09/2002 🇦🇱) | 15. Paulo PJESHKA (18/02/2003 🇦🇱) | ||
|
|
Kalendari
| Java | Data | Ora | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Shënuesit |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 23/08/2025 | 17:00 | Shtëpi | KF Tirana | 0:0 | |
| 2 | 30/08/2025 | 16:00 | Jashtë | Flamurtari | 3:3 | Walisson 22', Kodji 46', Walisson 70' |
| 3 | 13/09/2025 | 16:00 | Shtëpi | Egnatia | 0:1 | |
| 4 | 21/09/2025 | 16:00 | Jashtë | Dinamo City | 0:0 | |
| 5 | 27/09/2025 | 16:00 | Shtëpi | Partizani | 3:1 | Malomo 42', 54', Kodji 72' |
| 6 | 05/10/2025 | 17:00 | Jashtë | Teuta | 1:0 | |
| 7 | 18/10/2025 | 14:00 | Shtëpi | Vllaznia | 0:1 | |
| 8 | 24/10/2025 | 17:00 | Jashtë | AF Elbasani | 2:1 | A. Marku 50' |
| 9 | 28/10/2025 | 14:00 | Shtëpi | KF Vora | 2:1 | Malomo 22', Ruci (AG) 77' |
| Java | Data | Ora | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Shënuesit |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 10 | 03/11/2025 | 14:00 | Jashtë | KF Tirana | 0:2 | Pergjoni 9', Vera (AG) 71' |
| 11 | 07/11/2025 | 17:00 | Shtëpi | Flamurtari | 0:1 | |
| 12 | 22/11/2025 | 16:00 | Jashtë | KF Egnatia | 5:1 | Kodji 67' |
| 13 | 29/11/2025 | 13:30 | Shtëpi | Dinamo City | 0:0 | |
| 14 | 03/12/2025 | 16:30 | Jashtë | Partizani | 1:0 | |
| 15 | 07/12/2025 | 13:30 | Shtëpi | Teuta | 1:1 | Mustapha 82' |
| 16 | 14/12/2025 | 16:30 | Jashtë | Vllaznia | 1:1 | Mustapha 55' |
| 17 | 20/12/2025 | 13:30 | Shtëpi | AF Elbasani | 3:2 | Mustapha 44', 48', 55' |
| 18 | 24/12/2025 | 13:30 | Jashtë | KF Vora | 4:1 | Mustapha 54' |
| Java | Data | Ora | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Shënuesit |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 19 | 18/01/2026 | 13:30 | Shtëpi | KF Tirana | 0:1 | |
| 20 | 25/01/2026 | 17:00 | Jashtë | Flamurtari | 3:0 | |
| 21 | 01/02/2026 | 13:30 | Shtëpi | Egnatia | 2:2 | Përgjoni 51', Mustapha 58' (P) |
| 22 | 08/02/2026 | 19:00 | Jashtë | Dinamo City | 0:0 | |
| 23 | 15/02/2026 | 13:30 | Shtëpi | Partizani | 1:2 | Fokam 30' |
| 24 | 22/02/2026 | 16:30 | Jashtë | Teuta | 2:1 | Marku 4' |
| 25 | 01/03/2026 | 13:30 | Shtëpi | Vllaznia | 2:1 | Stoilov 28', Sanogo 90+7' |
| 26 | 08/03/2026 | 19:00 | Jashtë | AF Elbasani | 1:1 | Stoilov 63' |
| 27 | 15/03/2026 | 15:00 | Shtëpi | KF Vora | 1-1 | Adepoju 88' |
| Java | Data | Ora | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Shënuesit |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 28 | 05/04/2026 | 15:00 | Shtëpi | KF Tirana | 1:0 | |
| 29 | 11/04/2026 | — | Jashtë | Flamurtari | -:- | |
| 30 | 15/04/2026 | — | Shtëpi | Egnatia | -:- | |
| 31 | 19/04/2026 | — | Jashtë | Dinamo City | -:- | |
| 32 | 26/04/2026 | — | Shtëpi | Partizani | -:- | |
| 33 | 02/05/2026 | — | Jashtë | Teuta | -:- | |
| 34 | 10/05/2026 | — | Shtëpi | Vllaznia | -:- | |
| 35 | 17/05/2026 | — | Jashtë | AF Elbasani | -:- | |
| 36 | 24/05/2026 | — | Shtëpi | KF Vora | -:- |
| Nr. | Skuadra | Pikët | Ndeshje | Fitore | Barazime | Humbje | G/Sh | G/P | D/G |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Vllaznia | 56 | 30 | 16 | 8 | 6 | 38 | 21 | 17 |
| 2 | Egnatia | 53 | 30 | 15 | 9 | 6 | 37 | 22 | 15 |
| 3 | Elbasani | 53 | 30 | 14 | 11 | 5 | 36 | 26 | 10 |
| 4 | Partizani | 44 | 30 | 12 | 8 | 10 | 33 | 35 | -2 |
| 5 | Dinamo City | 43 | 30 | 11 | 10 | 9 | 35 | 24 | 11 |
| 6 | Teuta | 38 | 30 | 8 | 14 | 8 | 27 | 28 | -1 |
| 7 | Bylis | 30 | 30 | 7 | 9 | 14 | 28 | 42 | -14 |
| 8 | Vora | 30 | 30 | 7 | 9 | 14 | 25 | 33 | -8 |
| 9 | Tirana | 28 | 30 | 6 | 10 | 14 | 25 | 42 | -17 |
| 10 | Flamurtari | 25 | 30 | 5 | 10 | 15 | 28 | 39 | -11 |
Ekipi B
Për sezonin 2024-2025, skuadra jonë rezervë ("Bylis B") luan në divizionin e 3-të të futbollit shqiptar, "Kategoria e Dytë", në grupin B.
E krijuar në vitin 2023, skuadra jonë rezervë pasoi skuadrën U21, e cila garoi në Kategorinë Superiore U21, ku doli kampione tre herë (23/24, 21/22, 20/21) nga pesë edicionet e mbajtura. Ekipi Bylis B mori pjesë për herë të parë në Kategorinë e Tretë të organizuar nga FSHF gjatë edicionit 2024-2025, të cilin e fitoi.
| Nr. | Skuadra | Pikët | Ndeshje | Fitore | Barazime | Humbje | G/Sh | G/P | D/G |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Butrinti | 41 | 18 | 13 | 2 | 3 | 31 | 11 | +20 |
| 2 | Bylis B | 41 | 19 | 12 | 5 | 2 | 34 | 17 | +17 |
| 3 | Oriku | 40 | 18 | 12 | 4 | 2 | 35 | 10 | +25 |
| 4 | Partizani B | 36 | 18 | 11 | 3 | 4 | 41 | 25 | +25 |
| 5 | Maliqi | 22 | 18 | 6 | 4 | 8 | 24 | 28 | -4 |
| 6 | Devolli | 21 | 18 | 6 | 3 | 10 | 23 | 43 | -20 |
| 7 | Delvina | 19 | 18 | 6 | 1 | 11 | 25 | 35 | -10 |
| 8 | Tomori | 18 | 18 | 5 | 3 | 10 | 21 | 29 | -8 |
| 9 | Eagle Football | 16 | 18 | 3 | 7 | 8 | 23 | 36 | -13 |
| 10 | Këlcyra | 15 | 18 | 4 | 3 | 11 | 19 | 39 | -20 |
| 11 | Shkumbini | 12 | 18 | 3 | 3 | 12 | 20 | 32 | -12 |
| Java | Data | Ora | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Shënuesit |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 28/09/2025 | 14:00 | Shtëpi | Butrinti | 2:1 | Idrissou 61', Sulovari 66' |
| 2 | 05/10/2025 | 14:00 | Jashtë | Kelcyra | 1:1 | Akibu 25' |
| 3 | 19/10/2025 | 14:00 | Shtëpi | Eagle Football | 3:2 | Igor 40', Sulovari 61', Sanogo 66' |
| 4 | 26/10/2025 | 14:00 | Jashtë | Tomori | 0:1 | Sulovari 25' |
| 5 | 02/11/2025 | 14:00 | Shtëpi | Devolli | 5:3 | (AG) 6', Ysolliu 15', Emini 26', Hodo 58', Animasahun 80' |
| 6 | 09/11/2025 | 14:00 | Jashtë | Maliqi | 0:1 | Emini 85' |
| 7 | 23/11/2025 | 14:00 | Shtëpi | Delvina | 2:0 | Sulovari 28', Animasahun 89' |
| 8 | 30/11/2025 | 14:00 | Jashtë | Shkumbini | 1:1 | Akibu 85' |
| 9 | 07/12/2025 | 14:00 | Shtëpi | Partizani B | 3:0 | |
| 10 | 14/12/2025 | 14:00 | Jashtë | Oriku | 1:1 | Akibu 74' |
| Java | Data | Ora | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Shënuesit |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 11 | 01/02/2026 | 14:00 | Jashtë | Butrinti | 1:0 | |
| 12 | 08/02/2026 | 14:00 | Shtëpi | Kelcyra | 5:0 | Gjini 12', Buranelli 14', Charwetey 34', Igor 39', Akibu 75' |
| 13 | 15/02/2026 | 14:00 | Jashtë | Eagle Football | 2:3 | Leshi 70', Rabiu 75&77' |
| 14 | 22/02/2026 | 14:00 | Shtëpi | Tomori | 2:0 | Leshi 25', Akibu 59' |
| 15 | 01/03/2026 | 14:00 | Jashtë | Devolli | 1:1 | Akibu 83' |
| 16 | 08/03/2026 | 15:00 | Shtëpi | Maliqi | 2:0 | Baruti 23', Akibu 68' |
| 17 | 15/03/2026 | 15:00 | Jashtë | Delvina | 1:1 | Akibu 37' |
| 18 | 22/03/2026 | 15:00 | Shtëpi | Shkumbini | 1:0 | Sulkja (AG) 45' |
| 19 | 05/04/2026 | 16:00 | Jashtë | Partizani B | 0:2 | Emini 5', 59' |
| 20 | 12/04/2026 | 16:00 | Shtëpi | Oriku | -:- |
Akademia
Për sezonin 2025-2026, skuadra jonë U19 (nën 19 vjeç) luan në elitën e kësaj grupmoshe, "Kategoria Abissnet Superiore".
| Java | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Shënuesit |
|---|---|---|---|---|
| 1 | Shtëpi | Partizani | 1:2 | A.Gjuzi |
| 2 | Jashtë | Skënderbeu | 5:0 | |
| 3 | Shtëpi | Laçi | 1:3 | P.Marku |
| 4 | Jashtë | Dinamo City | 2:1 | Adepoju |
| 5 | Shtëpi | FK Vora | 5:3 | Kabiru, Okon, Riruwai (x3) |
| 6 | Jashtë | Teuta | 3:1 | Riruwai |
| 7 | Shtëpi | Vllaznia | 3:2 | Pirolli, A.Gjuzi, Adepoju |
| 8 | Shtëpi | Apolonia | 6:1 | Koita, A.Gjuzi, Riruwai, Kabiru, Pirolli, Amponsah |
| 9 | Jashtë | AF Elbasani | 1:1 | A.Marku |
| Java | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Shënuesit |
|---|---|---|---|---|
| 10 | Jashtë | Partizani | 1:2 | Pirolli |
| 11 | Shtëpi | Skënderbeu | 4:1 | Riruwai (x2), A.Gjuzi (x2) |
| 12 | Jashtë | Laçi | 3:2 | Adepoju (x2) |
| 13 | Shtëpi | Dinamo City | 3:2 | A.Gjuzi, Adepoju, Ewodoge |
| 14 | Jashtë | FK Vora | 0:3 | Adepoju, A.Gjuzi, Riruwai |
| 15 | Shtëpi | Teuta | 1:1 | A.Marku |
| 16 | Jashtë | Vllaznia | 1:3 | Adepoju, A.Marku, Riruwai |
| 17 | Jashtë | Apolonia | 0:2 | Riruwai (x2) |
| 18 | Shtëpi | AF Elbasani | 1:0 | Adepoju |
Klubi
FK Bylis Ballsh është një ndër klubet historike të futbollit shqiptar. Për çdo informacion zyrtar, publikime, njoftime dhe materiale mediatike, ju lutemi ndiqni kanalet tona zyrtare më poshtë.
fkbylismedia@gmail.com (only marketing)
*Kjo faqe informuese është pjesë e prezencës sonë dixhitale për sezonin 2025-2026.*
Historia
Krijuar në vitin 1972, ekipi i futbollit fillimisht është quajtur “8 Korriku” dhe më pas “14 Korriku”, si data historike të Besëlidhjeve të Poçemit. Në vijim mori emrin Ballshi i Ri dhe më pas Bylis, një emër historik i marrë nga qyteti historiko-antik i krahinës së Mallakastrës, ku edhe sot bie në sy fusha e futbollit, fakt që tregon se në këtë krahinë sporti ka qenë mjaft popullor që në periudhat e para para Krishtit.
Klubi luajti në Kategorinë e Dytë për rreth 10 vite, nga viti 1986 deri në vitin 1996, duke u ngjitur më pas në elitë falë një sezoni historik 1995–1996. Në atë kampionat, Bylisi shënoi plot 124 gola dhe pësoi vetëm 21, ndërsa golashënuesi më i mirë i skuadrës ishte Agim Metaj. Ky bilanc mbeti një rekord kombëtar, i cili u pasqyrua edhe nga revista prestigjioze franceze France Football.
Pavarësisht këtij sezoni të jashtëzakonshëm, skuadra u rendit nënkampione e Kategorisë së Dytë, duke u mundur nga Lushnja në finalen e zhvilluar në Tiranë me rezultatin 1-0, pas një goli me penallti të lagunarëve. Kjo ndeshje u kontestua ashpër nga klubi ynë për shkak të gjykimit të kryesorit Bujar Pregja. Megjithatë, Bylisi arriti ngjitjen në Kategorinë Superiore, duke mbyllur sezonin me 72 pikë, si kryesuese e Grupit B (ose Grupit të Jugut), një rekord që rrallëherë është realizuar nga ekipet shqiptare.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe spikatën emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar si Luan Asllanaj, Klodian Asllanaj dhe Fjodor Xhafa, të cilët më pas lanë gjurmë në futbollin kombëtar, duke luajtur me ekipet më të mira të vendit dhe duke veshur edhe fanellën kuqezi të përfaqësueses U-21 dhe të Kombëtares shqiptare.
Bylis u shndërrua kështu në një simbol krenarie për Ballshin dhe gjithë Mallakastrën, duke dëshmuar se pasioni, puna dhe identiteti lokal mund të prodhojnë histori të mëdha në futbollin shqiptar.
Organigrama
Klubi i Futbollit Bylis drejtohet prej më shumë se dy dekadash nga familja Kapllanaj, e cila ka luajtur një rol vendimtar në zhvillimin dhe modernizimin e klubit. Nën drejtimin e tyre, Bylis ka konsoliduar strukturat sportive, infrastrukturore dhe organizative, duke ndërtuar një identitet të fortë në futbollin shqiptar.
Në krye të presidencës qëndron zoti Besnik Kapllanaj, i cili udhëheq klubin me vizion, profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm për rritjen e standardeve sportive dhe administrimit të Bylisit.Stafi teknik i FK Bylis përbëhet nga një grup profesionistësh me eksperiencë të gjerë në futbollin shqiptar.
Në krye të stafit teknik qëndron trajneri Mirel Josa, një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara të futbollit në vend.
Stafi plotësohet nga Arlindo Rustemi, Adriatik Faslliu, Arber Sino, Arsid Prifti, Arben Ahmetaj dhe Leonardo MartinsStafi i marketingut të FK Bylis menaxhohet nga dy individë që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e imazhit dhe komunikimit të klubit.
Nga njëra anë, Erjon Saliu, një besnik i klubit dhe gazetar profesionist, ka dhënë prej vitesh kontribut të vazhdueshëm në komunikimin dhe pasqyrimin mediatik të Bylisit. Përvoja e tij dhe lidhja e fortë me komunitetin e bëjnë një figurë thelbësore në këtë strukturë.
Nga ana tjetër, klubi ka angazhuar edhe një profesionist të marketingut modern: 17K Production, i menaxhuar nga Danil Kodhelaj, i cili sjell një qasje bashkëkohore në krijimin e përmbajtjes, strategjinë vizuale dhe menaxhimin e prezencës dixhitale të klubit.
Së bashku, ata përbëjnë një ekip që siguron standarde të larta komunikimi dhe një identitet të qartë mediatik për FK Bylis.
Financat
Sponsorat
Dosje Sponsorizimi 2025-2026 4.08 MB